Piometra cilësohet si infeksion i mitrës së qenve dhe maceve. Konsiderohet si sëmundjeshumë serioze dhe me rrezik për jetën, prandaj duhet trajtuar në mënyrë të menjëherëshme.
Piometra është infeksion sekondar, pra është pasojë e një infeksioni të mëparshëm i cili ka ndikuar në sistemin imunitar. Piometra vjen si pasojë endryshimevehormonale në aparatin riprodhues të qenve dhe maceve femra. Përgjatë periudhëssë afshit, qelizat e bardha të gjakut, të cilat normalisht mbrojnë kundrainfeksioneve, pengohen të deportojnë në miter. Kjo mundëson kalimin e spermës nëmënyrë të sigurtë në aparatin riprodhues, pa u dëmtuar apo shkatërruar ngaqelizat e sistemit imunitar.
Në vijim të periudhës së afshit, nivelet hormonale të progestoronit qendrojnë tëlarta deri në dy muaj dhe shkaktojnë trashje të mureve të mitrës, duke epregatitur atë për shtatzaninë dhe zhvillimin e fetusit. Nëse pas disa cikleshafshi, qeni/macja nuk ngelet shtatzanë, muret e mitrës trashen aq shumë, sa formohenciste të brendëshme të cilat sekretojnë lëngje duke krijuar kështu një ambienttë përshtatshëm për bakteret. Për më tepër, nivelet e larta të progesteronit ulinaftësinë tkurrëse të muskujve të mitrës duke mundësuar nxjerrjen jashtë të lëngjeveose baktereve. Kombinimi i gjithë këtyre faktorëve çon në infeksion.
Kur shkaktohet Piometra?
Piometra mund të prekë çdo qen apo mace që nuk është i sterilizuar apo që nuk është çiftuarmë parë, kryesisht moshat e reja, por është shumë e pranishme edhe në qentë memoshë të madhe.
Cilat janë shenjat klinike të Piometrës?
Shenjatklinike varen nga gjendja e qafës së mitrës. Nëse ajo qendron e hapur, qelbikullon nga mitra drejt vaginës për të dalë jashtë. Qelbi ose sekrecione tëtjera anormale vihen re në lekurë ose tek qimet nën bisht, por gjithashtu mundtë shihen në shtrojet ose orenditë ku qeni/macja ulet ose shtrihet. Ethet,letargjia, anoreksiona dhe depresioni mund të jenë shenja të tjera shoqëruese,por jo nee tee gjitha rastet.
Nëseqafa e mitrës është e mbyllur, qelbi i formuar nuk mund të rrjedhë jashtë. Aimbidhet në miteer duke shkaktuar fryrje të barkut. Bakteret lëshojnë toksina qëkalojnë në qarkullimin e gjakut. Qentë/macet me piometër të mbyllur sëmurenshumë shpejt. Ato bëhen anoreksikë, shumë të topitur dhe të dëshpëruar. Mund tëkenë edhe vjellje ose diarre.
Toksinat e lëshuara nga bakteret ndikojnë në aftësinë e veshkave për të mbajtur urinën. Kjo sjell urinë të madhenë sasi, duke bërë që qeni/macja të pijë sasi të madhe uji për të zëvenësuar lëngjete humbura. Rritja e sasisë së konsumit të ujit mund të ndodhë në të dy rastet,edhe në piometrën e hapur edhe ne të mbylluren.
Si diagnostikohet Piometra?
Qentë ose macet që ekzaminohen nëfillim të kursit të sëmundjes mund të kenë rrjedhje të lehtë vaginale, por nukshfaqin shenja të tjera të sëmundjes. Megjithatë, shumica e qenve/maceve mepiometri konstatohen me vonesë. Një qen/mace femër shumë e sëmurë, që ka kaluarsë fundmi periudhën e afshit dhe që pi shumë ujë, eeshtee e dyshuar për piometër.Akoma mee tepeer nëse keeto simptoma shoqërohen me sekrecione vaginale ose mefryrje e dhembje të barkut.
Qentë me piometër kanë zakonisht nivele shumë të larta të qelizave të bardha të gjakut dhe shpesh kanë rritje të globulinës (lloj proteine që ka lidhje me sistemin imunitar) në gjak. Dendësiae urinees është e ulët për shkak të veprimit toksik të baktereve në veshka. Megjithatë,këto shenja nuk janë specifike të piometrës, pra mund të jenë të pranishme edhenë një qen me një infeksion të rëndë bakterial.
Nëse qafa e mitrës është e mbyllur,atëherë bëhet një grafi për të identifikuar zmadhimin e mitrës. Nëse qafa emitrës është e hapur, atëherë zgjerimi i mitrës është aq minimal, sa grafiamund të mos jetë bindëse. Në këtë rast, ekzaminimi me ultratinguj (ekografi)mund të jetë më i dobishëm në identifikimin e një mitre të zgjeruar dhedallimin e saj nga një shtatzani normale. Nëpërmjet ultratingujve (ekografisë),piometra mund të vihet re prej zmadhimit të mitrës, trashjes së mureve të sajdhe lëngjeve të akumuluara brenda.
Si trajtohet Piometra?
Trajtimi më i shpeshtë është nëpërmjetheqjes me kirurgji të mitrës së infektuar dhe vezoreve, ose siç njihet metermin “ovariohysterectomy” – ndryshe sterilizim. Qentë e diagnostikuar në fazat e para të semundjes janë kandidatë shumë të mirë për ndërhyrje kirurgjikale. Në këtë rast ndërhyrja është pak më e komplikuar se sterilizimi i zakonshëm. Megjithatë shumica e qenve diagnostikohen me piometër në stade tëavancuara. Kjo sjell procedurë më të zgjatur kirurgjikale dhe kohë rikuperimimë të madhe. Duhen lëngje intravenoze (serume) për të stabilizuar qenin përparadhe pas ndërhyrjes. Zakonisht, deri në dy javë pas ndërhyrjes qeni kurohet meantibiotikë.
Comments