Nëqoftëse jeni në pritje të një foshnjeje, me shumë mundësi keni dëgjuar përsa i përket toksoplazmozës (toxoplasmosis), një sëmundje parazitare e rrallë që mund të shkaktojë difekte serioze në lindje. Duke qenë se mund të shkaktohet nga kontakti me fecet e maceve, shumë gra shtatzëna mundohen të minimizojnë rrezikun duke hequr macen e tyre nga shtëpia ose duke e mbajtur atë jashtë saj, por asnjë nga këto zgjidhje ekstreme nuk është e nevojshme.
Jo vetëm macet
Macet e marrin toksoplazmozën duke ngrënë mish të kontaminuar të gjallë (minj, zogj) ose duke ngrënë dhé. Por macet nuk janë të vetmet kafshë që mund ta transmetojnë atë, ato janë thjesht e vetmja specie që e përhapin atë nëpërmjet feceve. Njerëzit mund të infektohen me toksoplazmozë edhe nëpërmjet mishit të kafshëve të infektuar ose të pa gatuar mirë.
Ngjitja e sëmundjes
Gratë shtatzëna janë vecanërisht në rrezik sepse ato mund t’ia transmetojnë sëmundjen foshnjës së pa lindur ende. Një infeksion toksoplazmoze i marrë në utero mund të cojë në dështimin e fëmijës ose në keqformime në lindje.Njerëzit, në rastet më të shumta, e marrin sëmundjen nga konsumimi i mishit të pa gatuar mirë. Një tjetër rrugë e infektimit, më pak e zakonshme, është nëpërmjet gëlltitjes së drejtpërdrejtë të oksiteve të infektuara. Në fund, përcjellja e transplacentiale (nëpërmjet placentës) e sëmundjes te një foshnjë e pa lindur ende mund të ndodhë në rastet kur nëna e merr sulmin e parë infektiv gjatë shtatzanisë.
Mundësitë për të takuar toksoplazmozën
Duke qenë se është e vështirë që macet ti transmëtojnë toksoplazmozën në mënyrë direkte pjesëtarëve të familjes, mundësia që një grua shtatzanë të infektohet nga macja shtëpiake është shumë e ulët.Janë disa faktorë që e mbajnë këtë mundësi transmisioni kaq të ulët. Si filim, vetëm macet që gëlltisin kistet indore infektohen. Në popullimin felin, kjo do të kufizohej vetëm në macet që jetojnë jashte dhe që gjuajnë e ushqehen me brejtës, si dhe macet që ushqehen nga pronarët e tyre me mish të gjallë. Macet e infektuara ekskretojnë oksite vetëm për dy javët pasardhëse sulmit të parë infektiv. Një mace që gjuan dhe jashtë shtëpisë, shpesh i ekspozohet sëmundjes në moshë të re, kur është ende kotele, ndaj është shumë e rrallë që ajo ta transmetojë sëmundjen gjatë rritjes.Së dyti, duke qenë se oksitet janë infektive vetëm pas një deri në pesë ditësh, ekspozimi ndaj sëmundjes është shumë i vogël, nëse rëra e maces (ku bën nevojat personale) ndërrohet përdite.Së fundmi, duke qenë se oksitet transmetohen nëpërmjet gëlltitjes së tyre, për të marrë sëmundjen e toksoplazmozës, një grua duhet të ketë kontakt me fecet e infektuara në platformën e rërës, dhe më pas, pa i larë duart, të prekë zonën rreth gojës për të transmetuar përmbajtjen e feceve të kontaminuara në sistemin tretës.
Minimizimi i rrezikut
Edhe pse mundësia për një grua që të marrë sëmundjen e toksoplazozës nga macja shtepiakë është e vogël, është e nevojshme që të merren masat parandaluese të mëposhtme:
•Shmangni mish të pa gatuar mirë
•Lajini të gjitha perimet me kujdes
•Lajini te gjitha mjetet e kuzhinës që kanë qenë në kontakt me mish të gjallë (thika) para se ti përdorni ato
•Përdorni doreza kur punoni me tokën dhe lajini duart me kujdes pasi të mbaroni punë
• Kërkoni ndihmë për ndërrimin e rërës së maces nëse jeni shtatzënë
•Nëse e ndërroni ju rërën e maces, përdorni doreza në punë e sipër dhe lajini duart me kujdes në fund
•Ndërroni rërën e maces cdo ditë
Të largosh macen nga shtëpia nuk është një masë parandaluese e nevojshme. Bashkëjetesa me një mace sjell përfitime të pamatshme në kontekstin e shoqërisë dhe dashurisë që të sjell. Macet mund të vazhdojnë të jenë burim gëzimi dhe shoqërie për të zotët e tyre gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes së foshnjës.
Comments