Adoptime

Para se të adoptoni

Mendohuni mirë

Ne duam të sigurohemi që çdo person që po mendon të adoptojë e kupton plotësisht dhe është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë morale, fizike dhe financiare që vijnë me kujdesin ndaj një kafshe. Kur këto nevoja nuk mund të përmbushen në mënyrë të vazhdueshme, si njeriu ashtu edhe kafsha mund të përballen me vështirësi dhe, për fat të keq, kafsha mund të rrezikojë të neglizhohet ose të braktiset.

Për këtë arsye, ju ftojmë të mendoheni me kujdes për stilin tuaj aktual të jetesës dhe rrethanat përpara se të vendosni të adoptoni. Qentë dhe macet kërkojnë angazhim afatgjatë, kujdes të përditshëm dhe dashuri të sinqertë. Ato nuk duhet të adoptohen kurrë si një zgjidhje e përkohshme, vetëm për argëtimin e fëmijëve, apo të mbahen të lidhura, të izoluara ose të mbyllura pa kujdesin dhe ndërveprimin e duhur.

Shko te formulari i adoptimit

Së shpejti

Kafshë që kërkojnë një shtëpi

Ky seksion vjen së shpejti: këtu do të njiheni me kafshët që presin një shtëpi. Nëse dëshironi të adoptoni ndërkohë, plotësoni formularin e aplikimit më poshtë ose na shkruani te arsaadoptime@gmail.com.

Shko te formulari i adoptimit

Hap pas hapi

Si funksionon adoptimi

  1. 1

    Mendohuni mirë

    Mendoni për stilin tuaj të jetesës dhe rrethanat: një kafshë kërkon angazhim afatgjatë, kujdes të përditshëm dhe dashuri të sinqertë.

  2. 2

    Plotësoni formularin

    Plotësoni aplikimin për adoptim më poshtë. Zgjat rreth 15 minuta.

  3. 3

    Ne ju kontaktojmë

    Një përfaqësues i ARSA do t’ju kontaktojë për më tej.

  4. 4

    Intervista & kushtet

    Procedurat e adoptimit mund të parashikojnë edhe një intervistë me një përfaqësues të ARSA. Është i nevojshëm dakordësimi juaj me kushtet e adoptimit.

Aplikim online

Dorëzoni një aplikim për adoptim

Nëse ndiheni gati t’i hapni zemrën dhe shtëpinë tuaj një anëtari të ri të familjes, mund të plotësoni formularin e aplikimit për adoptim. Duke e plotësuar formularin, po hidhni hapin e parë drejt dhënies së një shansi të dytë një kafshe në nevojë dhe fillimit të një lidhjeje të përjetshme, të ndërtuar mbi besim, kujdes dhe dashuri.

Plotësimi i këtij formulari nuk është garanci që ju do të adoptoni nga ARSA. Fushat me * janë të detyrueshme. Pyetje për adoptimin? arsaadoptime@gmail.com

1Kafsha që ju intereson

Kini parasysh se një qenush, sidmos këlysh, është i pamësuar për të kryer nevojat personale dhe do durim e kohë për t’u mësuar. Për më tepër mbani në konsideratë që kur të rritet, duhet të dalë jashtë për të kryer nevojat personale dhe për t’u ushtruar fizikisht rreth 2-3 herë në ditë.

2Të dhëna personale të adoptuesit
3Shprehja e interesit të adoptuesit

Pa dashur të paragjykojmë askënd, ju lutemi të kini parasysh që sa më tepër informacion të ndani në këtë seksion, aq më tepër rriten shanset tuaja për të adoptuar të preferuarin tuaj. Mungesa e informacionit e vë ARsA-n në pozita pritjeje për të tjerë aplikantë.

4Të dhëna mbi banesën e adoptuesit
Lloji i banesës*
Është i rrethuar oborri/ballkoni?*

E aplikueshme vetëm për mace. Dritaret në lartësi dhe pa rrjeta janë një rrezik i madh për macet, pasi mund të bien në tentativë për të gjuajtur insekte apo zogj.

Jeni të gatshëm të pajisni dritaret e banesës tuaj me rrjeta mbrojtëse?
Jetoni me qira?*
Keni aprovimin e qiradhënësit për të mbajtur një kafshë shtëpiake?*
5Të dhëna mbi kafshët e tjera në familje
Keni aktualisht ndonjë kafshë shtëpiake?*
Keni pasur më parë qen ose mace?*
Kafsha aktuale – lloji
Kafsha aktuale – gjinia
Është e sterilizuar kafsha shtëpiake aktuale?
Kafsha në të kaluarën – lloji
Kafsha në të kaluarën – gjinia
Ishte e sterilizuar kafsha e mëparshme?
Çfarë ndodhi me të?
6Qeni/Macja juaj e re
Vendi i fjetjes së qenit/maces*
A jeni të gatshëm të mbuloni të gjitha shpenzimet për vaksinimin dhe sterilizimin e qenit/maces tuaj?*

Me adoptimin e një qeni/maceje, sterilizimi është i detyrueshëm (rreth moshës 6-7 muajsh). Pas sterilizimit duhet t’i dërgohet me e-mail ARsA-s çertifikata e sterilizimit nga klinika ku i është bërë ndërhyrja, me firmën dhe vulën përkatëse të mjekut që ka kryer ndërhyrjen. Sterilizimi i kafshëve ka rëndësi morale dhe jetike për evitimin e mbipopullimit të kafshëve të rrugës dhe ndihmon në uljen e mundësive të tumorit në gji te macet dhe qenushet. Të gjithë qentë/macet e adoptuara nga ARsA duhet të sterilizohen DETYRIMISHT!

Jeni dakord me këtë kërkesë?*
Janë dakord të gjithë pjesëtarët e familjes për vendimin e adoptimit të qenit/maces?*
A jeni ju ose ndonjë prej pjesëtarëve të familjes tuaj alergjik ndaj qenit/maces?*

Vetëm për qen

Cili do të ishte qëndrimi juaj nëse qeni i adoptuar do të rritej përtej përmasave të parashikuara?

Vetëm për qen

Vetëm për qen

7Me rëndësi për qenin/macen tuaj të re
Pas adoptimit të një qeni/maceje, DUHET TË MBANI KONTAKTE TË DETYRUESHME me ARsA-n, të na dërgoni me e-mail lajme mbi shëndetin dhe ambientimin e kafshës së adoptuar në familjen tuaj, të shoqëruara me foto. Kjo do të përsëritet gjatë tre viteve të para të adoptimit. Jeni dakord?*
Për çdo ndryshim në lidhje me fatin e qenit/maces së adoptuar nga ARsA, NUK DUHET KURRSESI TA LARGONI ATË NGA SHTËPIA duke ia dhënë dikujt tjetër, apo duke e braktisur në rrugë. Nëse zbulojmë raste të tilla, ju do të humbisni të drejtën e adoptimit përgjithmonë dhe qeni/macja e adoptuar do t’ju merret menjëherë nga ARsA (Ligji i veterinarisë dt. 29.09.2011, kundër keqtrajtimit të kafshëve). Jeni dakord?*
Në rast pamundësie të deklaruar dhe të verifikueshme nga ARsA, që ju nuk mund ta mbani më qenin/macen e adoptuar, JENI TË DETYRUAR TË NA KONTAKTONI MENJËHERË. Edhe në rast se i keni gjetur një adoptues të mundshëm, personi që ofrohet ta adoptojë qenin/macen tuaj duhet së pari të konsultohet me ne dhe së bashku mund të gjejmë zgjidhjen e duhur. Jeni dakord?*
Në rast keqtrajtimi, moskujdesjeje ose braktisjeje të qenit/maces së adoptuar, JU HIQET E DREJTA E ADOPTIMIT në mënyrë të përhershme. Jeni dakord?*
Në rast se ju nuk kryeni sterilizimin e kafshëve si edhe nuk mbani kontakte të vazhdueshme pas adoptimit, JU HIQET E DREJTA E ADOPTIMIT në mënyrë të përhershme. Jeni dakord?*